Transmetuar më 17-04-2017, 17:46

Një piton rreth 2 metra e gjysmë ishte mbërthyer rreth krahut të vogëlushen 9 vjeçare teksa ajo ishte duke fjetur në tendën e familjes në ishullin Moreton, Australi.

Gabby Pettigrew tregon se kujton vetëm momentin kur është zgjuar e tmerruar teksa gjarpri e shtrëngonte dhe i rëndonte në krah.

"Mbaj mend vetëm që u zgjova dhe u tmerrova kur pashë gjarprin rreth krahut tim. Po më shtrëngonte dhe ishte shumë i rëndë, por nuk kisha dhimbje, deri në momentin që më pickoi", tha vogëlushja për 9News.

Babai i Gabbyt, Simon e kapi gjarprin jo helmues nga pjesa e nofullës dhe e hoqi mënjanë në mënyrë që ta shqiste nga krahu i së bijës. “Sa më shumë që un përpiqesha ta liroja vajzën aq më shumë gjarpri e shtrëngonte. Ai i kishte ngulur dhëmbët në krahun e saj”, tha Pettigrew.

Vajza mori ndihmën e shpejtë nga punonjësit në ishull dhe më pas u dërgua në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se pitoni kishte hyrë nga të çarat e tendës dhe gjeti strehë në krahun e Gabbyt. Shërbimi i ambulancës raportoi se vetëm përgjatë muajve të këtij viti më shumë se 300 persona janë pickuar nga gjarpërinjtë. /b.l/noa.al/