Transmetuar më 17-04-2017, 15:05

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por me vranësira dhe shira të dobët e lokale paraqitet motit për zonat malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshëm atmosferikë për zonat malore pasi vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të paraqitet motit për në pjesën tjetër të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje më të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezent për zonën e alpeve si edhe Evropën qendrore, kjo do të bëjë që vranësirat dhe shirat e dobët e lokale të jenë dominuese por nuk do të mungojnë gjithashtu kthjellimet e herë pas hershme.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë nën domininim e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë prezent. /b.l/noa.al/