Transmetuar më 17-04-2017, 14:42

Bëjnë gjithçka për të mos veshur pantallona- Femrat që i kanë kofshët e shëndosha, e dinë mirë që gjetja e pantallonave me masën e duhur nuk është aspak e thjeshtë. Madje shumë herë ndodh që t’i kenë të ngushta shumë në vithe dhe të mos shkojnë në sinkron në pjesën tjetër të trupit, duke mos i treguar linjat aspak mirë.

Nuk i pëlqejnë tutat- E njëjta gjë vlen edhe për tutat, të cilat duhen blerë dy masa më shumë, për të mos krijuar idenë e streçeve në kofshë.

Druhen prej pantallonave të shkurtra- Edhe pse pantallonat e shkurtra janë shumë në modë, femrat me kofshët e mbushura, nuk do guxonin që t’i vishnin. Kjo pasi ato vënë në pah këmbët, duke i bërë që të duken si salçiçe.

Kanë shpesh acarim të lëkurës- Kur kofshët janë të shëndosha ato fërkohen shpesh gjatë ecjes, duke çuar në acarim të lëkurës. Këshillohet që të hidratoni mirë pjesën mes kofshëve.

Mendojnë se kanë pamje mashkullore- Një femër që ka këmbë të trasha, e krahason veten me një mashkull. Qoftë prej muskujve edhe për yndyrën, duke zhdukur sensualitetin.

Nuk veshin bikini- Ekspozimi i kofshëve të zhveshura është një makth për gjithë ato femra që nuk e pranojnë dot trupin e tyre. Është pikërisht ky motivi për të cilin femrat me kofshët e shëndosha nuk veshin thuajse kurrë bikini.

Nuk pëlqejnë vrapin- Vrapi për një femër me kofshët e shëndosha është një torturë e vërtetë. Arsyeja? Këmbët fërkohen me njëra tjetrën duke përfunduar të gjakosura.

Nuk i kryqëzojnë këmbët- Kryqëzimi i këmbëve për femrat me kofshët e shëndosha nuk pëlqehet aspak, shkruan noa.al. Kjo pasi u ekspozon edhe më shumë defektin, dhe nuk i lejon që të ndihen aspak rehat.

Nuk publikojnë fotografi të këmbëve të tyre në rrjetet sociale- Femrat që nuk i pëlqejnë këmbët e tyre bëjnë gjithçka për t’i fshehur në rrjetet sociale. Hashtagu #hotdoglegs, i inatos së tepërmi femrat me kofshët e mbushura. /a.y/noa.al