Transmetuar më 17-04-2017, 12:41

Nxënësit e shkollës së mesme “Sinan Tafaj”, në Tiranë, do të kryejnë orët e edukimit fizik në një palestër të rikonstruktuar. Bashkia e Kryeqytetit, ka përfunduar rregullimin e ambienteve sportive, duke instaluar sistem ngrohjeje dhe mjedise të tjera, që do t’u vijnë në ndihmë 1100 nxënësve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa inspektoi nga afër punimet, tha se qëllimi është që me ndërtimin e palestrave, shkollat të kthehen në qendra komunitare. 

“Arsyeja pse këmbëngul te kjo është se nuk mund të kemi një qytet me infrastrukturë dhe pa kulturë. Kultura sportive nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar një orë kohë me top, është një mënyrë për të ndërtuar karakterin, për të lujtur në skuadër, një mënyrë që të mëson si fitohet me përulje, por edhe si humbet me dinjitet”, tha Veliaj. 

Ai foli edhe për ndërtimin e 20 shkollave në Kryeqytet, të cilat do t’i japin fund mësimit me turne. /k.k/noa.al/