Transmetuar më 17-04-2017, 12:34

Prindërit ishin në gjumë, ndërsa fëmijët e tyre nisën aventurën. Bëhet fjalë për një vogëlush 8 vjeç nga Ohajo i cili pasi kishte mësuar përmes Youtube se si ngitej makina kishte ftuar motrën e tij dhe ishin nisur për dyqan “McDonald” me makinën e prindërve.

Stafi në restorant ndërkohë mendoi se ishte në shënjestër të ndonjë shakaje televizive kur kanë parë djaloshin 8-vjeçar dhe motrën e tij të vogël që ndaluan tek dritarja e shërbimit.

Dëshmitarët okularë që lajmëruan policinë thanë se djali i vogël nuk shkeli asnjë semafor dhe drejtimi i makinës nga ai nuk kishte asnjë të metë. 

Një nga oficerët e policisë që mbërriti në vendngjarje tha se ishte e pabesueshme ajo që ndodhi, pasi djali i vogël ngau makinën për një distancë prej rreth 3 km dhe nuk shkaktoi asnjë aksident. 

I pyetur nga policia, ai tha se kishte mësuar të ngiste makinën duke parë video në “Youtube” pasi motra e tij e vogël kishte shprehur dëshirën për të shkuar tek McDonalds.