Transmetuar më 17-04-2017, 12:21

Një vajzë e re e bllokuar në trupin e një të moshuare. Ontlametse Phalatse, e kthyer në simbol pozitiviteti dhe kurajoje në Afrikën e Jugut u nda nga jeta në moshën 18- vjeçare, për shkak të një sëmundje të rrallë gjenetike, e cila i shkaktonte plakje të përshpejtuar të trupit, duke e bërë të dukej shumë e vjetër.

Ontlametse, siç shkruan ‘BBC’, pëlqente të quhej “zonjë e parë”, pasi ishte vajza e parë në Afrikën e Jugut, e diagnostikuar nga sëmundja e rrallë, e cila i mori jetën.

18- vjeçarja ishte kthyer në simbol për të gjithë, pasi u diagnostikua në moshën 4- vjeçare dhe kapërceu parashikimet e mjekëve me jetëgjatësinë e saj.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, vetëm para një muaji e uroi personalisht për 18- vjetorin e lindjes. E njëjta qeveri, në 12 prill i dërgoi ngushëllimet familjes. /a.y/noa.al