Transmetuar më 17-04-2017, 11:32

Praktikimi i disa ushtrimeve fizike apo i jogas, e mbajnë stresin larg. Disa ushtrime fizike të shoqëruara edhe me meditim, ndihmojnë për të mbajtur stresin larg si dhe për të fituar kontrollin e mendjes dhe trupit.

Pozicioni i relaksit– Shtrihuni në krevat ose në tokë dhe mbështetini këmbët në mur dhe duart vendosini mbi kraharor ose poshtë kokës. Duke qëndruar në këtë pozicion mbushuni thellë me frymë dhe meditoni.

Largoni stresin– Uluni me këmbët e kryqëzuara dhe kapni gjurin e djathtë me dorën e majtë, ndërsa dora tjetër qëndron e mbështetur në tokë. Merrni frymë thellë dhjetë herë rresht dhe të njëjtën gjë bëni edhe me dorën dhe këmbën tjetër.

Luftoni ankthin– Shtrihuni në krevat dhe mbështetuni në disa jastëkë mbas koke dhe në shpatulla. Mbyllini sytë, merrni frymë thellë dhe lëreni mendjen të lirë. /a.y/noa.al