Transmetuar më 17-04-2017, 11:10

Për Luftën e Tretë Botërore, ka pasur shumë parashikime, por të dështuara. Së fundmi, profecia e Horacio Villegas thotë se Lufta e Tretë do të nisë në datën 13 maj. Ai pretendon se është “i dërguari i Zotit”, dhe data 13 maj, përkon me përvjetorin e 100-të të vizitës së Virgjëreshës Mari, nënës së Jezusit, në Fatima, Portugali.

Pretendohet se Virgjëresha Mari vizitoi Fatiman, në gjashtë raste të ndryshme. Rasti i fundit ishte më 13 tetor, 1917 kur ajo njoftoi se “lufta do të përfundojë dhe ushtarët së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Horacia, që ka përdorur profetë të ndryshëm, filozofë dhe referenca nga bibla në studimet e tij, mendon se 100 vjetori i paraqitjes së fundit të Virgjëreshës Mari shënon fillimin e Luftës Botërore. Ai shpjegoi: “Mesazhi kryesor që njerëzit duhet ta dinë në mënyrë që të jenë të përgatitur është se mes 13 majit dhe 13 tetorit 2017, do të ndodh luftë me një shkatërrim të madh, tronditje dhe vdekje”.

Po ashtu, ai parashikoi edhe fitoren e Donald Trump si President i Sheteve të Bashkuara. /k.k/noa.al/