Transmetuar më 17-04-2017, 10:47

“Kush di të propozojë më bukur”, është kjo nisma më e re në rrjetet sociale. Çiftet mund t’a regjistrojnë momentin më të bukur të jetës së tyre, duke e ndarë më pas me të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale. Një nismë e tillë është marrë nga amerikani John Christ, i cili gjithçka e tregon në videon e mëposhtme.

Fotot apo videot e dërguara nga çiftet do të vlerësohen në bazë të pëlqimeve apo komenteve.

Në videon e John Christ paraqiten momente nga propozimi, duke përfshirë, unazat, lulet etj. Gjithashtu do të zgjidhet edhe fotografi më i mirë.

Meshkujt mund të bëhen të famshëm duke u ulur në gjunjë dhe të pyesin të dashurën e tyre “A pranon të martohesh me mua?. Ajo që do të vlerësohet më tej në të gjithë këtë performancë propozimi janë kamerat, dritat që do t’ju bënin të ndiheshit si engjëll, në emër të asaj që quhet dashuri, thotë Christ.

Pas gjithë ata që do të marrin pjesë do të fitojnë edhe pikët e tyre që kanë marrë nga nisma e Christ.  The HuffPost Lifestyle në këtë adresë mund të dërgohen të gjitha regjistrimet e propozimeve, të interesuarit mund të angazhohen duke dërguar një email në çdo kohë. /g.v/noa.al