Transmetuar më 17-04-2017, 10:31

Ka shumë mënyra për të mbajtur trupin në formë. Duke filluar nga ushtrimet në palestër, e deri te vrapimi në natyrë. Për këtë të fundit, mendohet se një orë vrap, përkthehet në shtatë orë jetëgjatësi.

Të dhënat janë publikuar nga një studim i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit Shtetëror Iowa, në SHBA.

Studimi tregoi se të vraposh për 5-10 minuta në ditë ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas studiuesve, njerëzit mund të zgjasin jetëgjatësinë e tyre duke vtrapuar.

Po ashtu, gjetjet nxorrën në pah se 1 orë vrap në ditë, shton shtatë orë jetë. Hulumtimi, i bërë nga autori Duck-chul Lee, gjeti se se vrapimi ul rrezikun nga vdekja e parakohshme për 40%. /k.k/noa.al/