Transmetuar më 17-04-2017, 10:16

Pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur një ditë më parë në Tepelenë, në ndeshjen mes vendasve dhe skuadrës së Domosdovës, ku lojtarët e Përrenjasit goditën arbitrin kryesor, është arrestuar në flagrancë njëri prej lojtarëve.

Mësohet se në pranga ka përfunduar futbollisti i Domosdovës, Kristian Lleshi, 33 vjeç. Ky i fundit akuzohet se ka goditur me grushte arbitrin kryesor të takimit, A.M. Arrestimi i tij u bë nga policia e Tepelenës, ndërsa materialet proceduriale po shqyrtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë u regjistrua të dielën, ku po luhej ndeshja e kategorisë së dytë mes Tepelenës dhe Domosdovës, në stadiumin “Sabaudin Shehu”. Ishte minuta e 65 kur arbitri akordoi penallti për skuadrën pritëse. Për lojtarët e Domosdovës, 11-metërshi ishte i padrejtë dhe filloi përplasja me arbitrin. /k.k/noa.al/