Transmetuar më 17-04-2017, 09:29

Bazuar në hulumtimet e fundit studiuesit kanë raportuar se është gjetur një lloj mushkonje e dytë e cila mund të transmetojë virusin Zika. Mushkonja është me ngjyrë të verdhë dhe ‘Aedes aegypti’ quhet mbartësi që mund të përmbajë virusin Zika.

Hulumtuesit kanë gjetur fragmente nga ARN-ja e bakterit Zika, gjatë testimit gjenetik të mushkonjave aziatike të njohura si “mushkonja tigër”, që ndodheshin në Brazil.

Mirëpo, kjo akoma nuk e ka provuar se bakteri ‘Aedes albopictus’ që e mbart mushkonja aziatike “tigër” të mund të transmetojë virusin Zika tek njerëzit. Megjithatë kjo thekson nevojën për kërkimet e mëtejshme në lidhje me transmetuesit e virusit Zika, ka thënë autorja e studimit Chelsea Smartt. Ajo është profesoreshë e asociuar në Medical Entomology Laboratory, në universiteti e Floridas në SHBA.

“Sipas rezultateve tona bakteri ‘Aedes albopictus’ mund të ketë një rol në transmetimin e virusit Zika dhe përbën një shqetësim për shëndetin publik”, tha Smartt në një konferencë për shtyp nga Shoqata Etimologjike e Amerikës, shkruan noa.al.

“Kjo lloj mushkonje është gjetur në të gjithë botën dhe u është përshtatur klimave të ndryshme. Prandaj duhet të vlerësohet apo të merret parasysh roli i kësaj mushkonje në përhapjen e virusit’, shtoi ajo.

Samrtt dhe kolegët e saj mblodhën mushkonjat dhe çelën vezët e tyre në Brazil. Studiuesit zbuluan se nga analizat e bëra tek mushkonjat e gjinisë mashkullore aziatike rezultoi se në to nuk jetonte virusi Zika.

Smartt ka përfundur fjalën e saj se “pavarësisht se tek mushkonja mashkull aziatike nuk u gjet bartës, kërkimet duhet të vazhdojnë më tej, për shkak të rolit që kjo lloj mushkonje luan në përhapjen e virusit Zika”. /g.v/noa.al