Transmetuar më 17-04-2017, 08:45

Një aksident i rëndë, i cilësuar nga shumë njerëz si më i rëndi i të gjitha kohërave, përfshiu pilotin 17- vjeçar Billy Monger në pistën e Donington Park, këtë të shtunë.

Bëhet fjalë për garën e tretë të Formula 4 (F4) britanike, kur piloti anglez u përplas.

Befas Monger, siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë e gjen veten me një makinë e cila ecte shumë më ngadalë se ai. Nuk kishte kohë për reagim, duke bërë që makina e tij të përplaset furishëm.

Ndihmës së shpejtë ju deshën plot 90 minuta për ta nxjerrë pilotin e bllokuar në mjet, fatmirësisht në jetë. Por për adoleshentin, druhet se ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme. /a.y/noa.al