Transmetuar më 17-04-2017, 07:44

Një afro-amerikan me emrin Steve Stephens, vrau një të moshuar në rrugë në Clevelend, Ohio, dhe publikoi videon live në Facebook.

37- vjeçari postoi më tej një tjetër regjistrim ku shpjegonte se kishte kryer krime të tjera. Për këtë arsye FBI dhe policia amerikane e kanë shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se është i armatosur.

Viktima e tij është 74- vjeçari Robert Goodwin Sr, i ekzekutuar këtë të shtunë, shkruan noa.al. Shefi i policisë, Calvin Williams, në një konferencë për mediat gjatë së dielës, deklaroi se do kryhen verifikimet e nevojshme, por se deri më tani nuk rezultojnë viktima të tjera.

Policia publikoi edhe fotografinë e të dyshuarit, i cili është tullac dhe me mjekër. /a.y/noa.al