Transmetuar më 16-04-2017, 22:43

Vështirësohet puna për Bayern Munich në lidhje me një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e kthimit në Spanjë, kundër Real Madridit.

Përveç Javi Martinez të pezulluar për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, janë të lënduar edhe Mats Hummels dhe Jerome Boateng.

Hummels ka lënë stërvitjen gjatë ditës së sotme për shkak të dhimbjeve në kyçin e këmbës, ndërsa Boateng nuk u paraqit fare në seancën stërvitore.

Në vend të tyre pritet të luajnë Joshua Kimmich dhe David Alaba.

Takimi i parë në “Allianz Arena” mes Bayern Munch dhe Real Madrid, përfundoi me rezultatin 1-2.