Transmetuar më 16-04-2017, 20:49

Qytetarët turq kanë votuar pro shtimit të kompetencave të presidentit, Rexhep Taip Erdogan, në referendumin e ditës së sotme. Rezultati nuk është ai që priste Erdogan, pasi 51.3 përqind e pjesëmarrësve në votime, i thanë “po” ndryshimeve kushtetuese.

Më herët, kreu i shtetit turk, shpalli fitoren, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i partive kundërshtare, të cilat akuzojnë për proces të manipuluar.

Me votën pro, Erdogan ka kompetenca të paduskutueshme, madje edhe në emërimin e ministrave të kabinetit. Sipas tij, një lloj sistemi i tillë, me forcimin e kompetencave të presidentit, do ta bënte vendin më të fortë dhe më të aftë për t’u mbrojtur përballë terrorizmit. /k.k/noa.al./