Transmetuar më 16-04-2017, 20:27

Morgan Mikenas, është një blogere që numëron 7 milionë ndjekës në Instagram ku ajo poston leksione rreth trajtimit të trupit nëpërmjet palestrës.

Ajo ka shokuar fansat së me fotografitë e publikuara së fundmi kur nuk është depiluar për një vit.

Ajo ka deklaruar se në moshën 12-vjeçare ishte talluar nga shokët dhe shoqet e klasës për shkak të këmbëve të padepiluara dhe duke qarë i kishte kërkuar nënës së saj se si të mësonte që të hiqte qimet.

Pas shumë vitesh ajo vendos t’i thotë stop depilimit për një periudhë 1-vjeçare.

Ajo shpjegon tre arsye se përse e bëri këtë gjë.

-Heqja e qimeve më merr shumë kohë

– Dalja e qimeve pas depilimit është shumë e bezdisshme

– Përse të mos jem natyrale?!

Ajo thotë se ka si qëllim të inkurajojë femrat që të jenë natyrale dhe të ndihemn mirë me trupin e tyre.