Transmetuar më 16-04-2017, 19:18

Skuadra e Manchester United ka mposhtur Chelsean me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 33-të të “Premier Ligës” angleze.

Kjo humbje e Chelseat ka hapur garën në luftën për titull, pasi Totenham është afruar shumë në vendin e dytë, pas bluve londinezë.

Golat për “Djajtë” u shënuan nga Marcus Rashford dhe Ander Herrera.

Pas kësaj fitoreje Manchester United mbetet në vendin e pestë me 60 pikë, ndërsa Chelsea mban vendin e parë me 75 pikë.

Skuadrat e nisën takimin me këto formacione:

Manchester United: De Gea; Valencia, Bailly, Rojo, Darmian; Fellaini, Herrera, Pogba; Lingard, Young, Rashford.

Chelsea: Begovic; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard./a.k/noa.al/