Transmetuar më 16-04-2017, 18:30

Një baba ka shokuar opinionin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka vrarë me armë zjarri dy vajzat e tij.

Jaime Cortinas, 42 vjeç, ka ekzekutuar me amrë zjarri dy vajzat e tij 8 dhe 11-vjeçare Janet dhe Jasmine pas një sherri banal që pati me bashkëshorten e tij në Gresham të shtetit të Oregonit.

Pas sherrit me bashkëshorten, babai 42-vjeçar, ka rrëmbyer vajzat e tij dhe është larguar me një automjet tip “Land Rover”.

E gjitha ndodhi vetëm sepse bashkëshortja e tij i telefonoi policisë për ta denoncuar për ofendimin që i bëri.

Jaime i është kundërpërgjigjur policisë me armë gjatë kohës që po ndiqej nga autoritetet amerikane.

E gjitha u kthye në tragjedi pasi babai qëlloi dy vajzat e tij dhe pas këtij akti ai ka qëlluar edhe veten e tij./a.k/noa.al/