Transmetuar më 16-04-2017, 18:09
Publicitet

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, këtë herë në kategorinë e dytë. Në takimin sotëm, mes Tepelenës dhe Domosdovës së Përrenjasit, arbitri i ndeshjes u godit me grushte nga lojtarët e ekipit mik, për një penallti të akorduar në favor të skuadrës së Tepelenës.

Sipas futbollistëve të Përrenjasi, penalltia ishte e padrejtë, në një kohë që ekipi nga Tepelena ishte në disavantazh që nga pjesa  e parë. Ishte minuta e 65 e takimit kur zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit ndërprenë përfundimisht ndeshjen. Mbetet për t’u parë cili do të jetë vendimi i komisionit të disiplinës.

Të dyja skuadrat ndodhen në mesin e tabelës së klasifikimit. /k.k/noa.al