Transmetuar më 16-04-2017, 18:01

Teksa janë numëruar rreth 31 përqind të votave të referendumit në Turqi, rezultatet tregojnë për një votë bindëse pro ndryshimeve kushtetuese, dhe për rrjedhojë shtimin e kompetencave të presidentit Erdogan. 62 përqind e votuesve, deri më tani, kanë votur pro, ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar zërave kritikë të shprehur edhe më herët.

Votimi përfundoi në orën 17 të ditës së sotme. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, presidenti Rexhep Taip Erdogan, u shpreh optimist se populli turk do ta mbështeste nismën e tij.

Ky referendum vjen nëntë muaj pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. /k.k/noa.al