Transmetuar më 16-04-2017, 17:14

Ndërron jetë një vajzë e re shqiptare e Maqedonisë, në Zyrih të Zvicrës.

Mësohet se studentja 25-vjeçare nga Kumanova, Blondina Zimberi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Vdekja tragjike vajzën e re e ka gjetur në gjumë, në banesën e familjës Limani në Zyrih, ku e ndjera po qëndronte për vizitë familjare.

Pjesëtarë dhe miq të familjes kanë thënë për agjencinë e lajmeve INA, se Blondina nuk ka shfaqur më parë probleme shëndetësore.