Transmetuar më 16-04-2017, 16:55

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00, në fshatin Klinë të Skënderajt, ku ka mbetur i vdekur një i ri 17-vjeçar.

Mediat vendase, të cilat i referohen policisë, njoftojnë se një automjet ka humbur kontrollin për shkak të pakujdesisë me shpejtësisë në rrugën rajonale, Mitrovicë–Skënderaj.

Drejtuesit i automjetit ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në pjesët anësore të rrugës.

Mësohet se dy të plagosurit po trajtohen në spitalin QKU në Prishtinë./a.k/noa.al/