Transmetuar më 16-04-2017, 16:02

Një futbollist i kombëtares së Panamasë, është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij.

Futbollisti 33-vjeçar, Amilcar Henriquez, u ekzekutua për vdekje në provincën Colon, nga persona ende të paidentifikuar.

‘Independent’ raporton se mesfushori u qëllua disa herë me plumba.

Presidenti i Panamasë Juan Carlos Varela, ka dënuar vrasjen dhe ka kërkuar vënien para drejtësisë të autorëve.

Henriquez numëron 75 ndeshje të luajtura me Panamanë./a.k/noa.al/