Transmetuar më 16-04-2017, 13:30

U nda nga jeta në moshën 117- vjeçare gruaja më e vjetër në botë, Ema Morano. E ndjera lindi në vitin 1899, ndërsa ndërroi jetë këtë të shtunë në shtëpinë e saj në Itali.

Morano ishte gruaja e fundit në botë që kishte lindur që në shekullin e 19-të. Ajo u njoh zyrtarisht si gruaja më e vjetër në botë në vitin 2016, pasi gruaja që më herët mbante këtë titull, Susannah Mushatt Jones, vdiq.

Morano ka lindur në nëntor të vitit 1899 në rajonin e Piemontes në Itali. Jeta e saj shtrihet në tre shekuj, ndërsa ajo ka përjetuar dy luftërat botërore dhe më shumë se 90 qeveri të ndërruara italiane.

Morano kishte katër motra dhe tre vëllezër dhe ishte më madhja nga tetë fëmijët e tjerë.

Ajo ka kaluar disa vështirësi në jetë duke përfshirë vdekjen e djalit të saj dhe një marrëdhënie martesore jo shumë të qetë. Jetëgjatësia e Maranos duket se është gjenetike, pasi nëna e saj ka vdekur 91 vjeçe dhe disa nga motrat e saj i kishin kaluar njëqind vite jetë, shkruan noa.al.

Një nga kujdestaret e saj tha se jetëgjatësia e Maranos është e lidhur edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor. Kjo pasi Ema konsumonte çdo ditë tre vezë, dy prej tyre të papërpunuara, si dhe mish të grirë. Ajo filloi të përdorte këtë lloj diete kur ishte 90 vjeç, kur një mjek e diagnostikoi me anemi. /g.v/noa.al