Transmetuar më 16-04-2017, 11:04
Publicitet

Vezët janë një prej produkteve ushqimore që përdoren më shpesh dhe që kanë një sërë vlerash ushqyese.

Vezët përmbajnë proteina, kanë nëntë aminoacide, të cilat nuk mund të merren nga njerëzit në forma të tjera dhe në këtë mënyrë mund t’i marrim ato nëpërmjet regjimit tonë ushqimor. Proteinat e vezëve ndihmojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, si dhe nxisin ngopjen, të dyja këto veti shumë të rëndësishme për shëndetin tonë.

Vezët janë gjithashtu një nga burimet e pakta të vitaminës D, si dhe të choline, e cila është lëndë ushqyese, që mund të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjave nga defektet.

Ato përmbajnë vitaminë A, vitaminë B12, riboflavin (B2), selen, antioksidantë si dhe luteinë, të cilat ndihmojnë për të mbajtur sy të shëndetshëm.

Shumica e vitaminave dhe mineraleve gjenden tek e verdha e vezës

Por kolesteroli i vezëve a është shqetësues? Është e vërtetë që vezët kanë sasi të madhe me kolesterol dietik, që ndodhet tek e verdha e vezës. Vezët kanë edhe yndyra të ngopura, të cilat janë keqbërësit kryesorë të rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak.

Në fakt një analizë e kohëve të fundit ka konstatuar se konsumi i lartë i vezëve (deri në një vezë në ditë) nuk rezulton të ketë lidhje me sëmundjet koronare të zemrës apo goditjet në tru.

Një studim finlandez i vitit 2016, në të cilin u përfshinë më shumë se një mijë persona arriti në përfundimin se vezët dhe kolesteroli i tyre, nuk shkaktonin shtim të rrezikshmërisë së sëmundjeve të zemrës, madje edhe ata të cilët janë të prirur gjenetikisht të përjetojnë një efekt të fortë të kolesterolit dietik mbi kolesterolin në gjak.

Ajo që ka më shumë gjasa të ndikojë në shëndetin tuaj është se si vezët janë të përgatitura dhe cilat ushqime të tjera kombinohen me to. Një vezë e zier pa lëvozhgë ka 71 kilokalori dhe 2 gramë yndyrë të ngopur dhe një omëletë me spinaq do të ishte një zgjidhje e mirë.

Kështu që, ndjehuni të lirë në konsumimin e vezëve dhe balancojini ato me ushqime të tjera të shëndetshme të pasura me fibra, fruta, perime dhe drithëra./g.v/noa.al