Transmetuar më 16-04-2017, 10:42
Publicitet

Kryeministri Edi Rama uruar gjithë besimtarët e krishterë me rastin e ditës së Pashkëve, nëpërmjet një ikone të famshme.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj GËZUAR PASHKËT me këtë imazh të ikonës së famshme Burimi Jetëdhënës në 2013 dhe sot. Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook.

Më tej ai shton se shumë është bërë për trashëgiminë dhe thesaret tona historike e kulturore, por se ende më shumë mbetet për t’u bërë.

Në vijim Rama thotë se, “Edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”. /a.y/noa.al