Transmetuar më 16-04-2017, 08:06
Publicitet

Cilat janë zonat më të ndriçuara të Tokës. Shkencëtarët e NASA, janë munduar ta prezantojnë nëpërmjet një harte të realizuar natën të planetit tonë, pas imazhit të fundit të vitit 2012.

Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, shkencëtarët e NASA Goddard Space Flight Center, mund të studiojnë shtrirjen e qyteteve dhe intensitetin e dritës për të vlerësuar konsumin e energjisë.

Imazhet satelitore të Tokës gjatë natës, shpesh përkufizohen si “dritat e natës” dhe kanë ngjallur gjithnjë kuriozitet.

Nëpërmjet pamjeve që shihni, krijohet ideja se si qeniet njerëzore e kanë ndriçuar planetin në errësirë.

Të prodhuara thuajse çdo dhjetë vjet, hartat gjenerojnë qindra projekte për kërkime ambientale, sociale dhe ekonomike. /a.y/noa.al 

Loading...