Transmetuar më 15-04-2017, 18:18

Ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, i ka bërë thirrje Perëndimit të “ripërtërijë besimin” me Rusinë dhe ka paralajmëruar se dy kundërshtarët e vjetër, janë pranë një Lufte të Ftohtë.

“Gjuha e politikanëve dhe personelit të lartë ushtarak po bëhen gjithnjë e më shumë militante. Doktrinat ushtarake janë formuluar dhe janë gjithnjë e më të ashpra. Marrëdhëniet mes dy fuqive më të mëdha po vazhdojnë të përkeqësohen”, tha ai në një intervistë për për gazetën gjermane Bild.

Sipas Gorbachev, një garë e re e armëve mes Rusisë dhe Perëndimit tashmë ka nisur.

“Në disa vende, tashmë ka aktivitet të plotë. Trupat janë vendosur në Evropë, duke përfshirë edhe pajisje të rënda, të tilla si tanket dhe makinat e blinduara”, është shprehur ai.

“Gjithçka është e mundur”, nëse përkeqësimi aktual i raporteve vazhdon, ka thënë ai.