Transmetuar më 15-04-2017, 16:19

Fëmijët janë mosha më delikate dhe më e prekur nga bulizmi në shoqërinë e ditëve të sotme.

Mesa duket edhe banorja e Big Brother, Xheni e ka pasur një problem të tillë dhe këtë e ka rrëfyer gjatë një bisede me Fiorentinën dhe Fotininë. Kur ishte në shkollën fillore ajo është rrahur nga bashkëmoshatarët e saj dhe kjo gjë mesa duket i ka mbetur peng edhe tani.

“Më kanë rrahur kur kam qenë e vogël në shkollë. Herën e parë më kapi prej flokësh një vajzë teksa isha rrugës për në shtëpi dhe më shante pa arsye. Ndërkohë që isha duke folur me babain në telefon dhe ai më dëgjoi, unë nisa të qaja në sy të të gjithëve,” shprehet Xheni e përlotur./Big Brother/