Transmetuar më 15-04-2017, 15:01

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të përqendruara do të jenë në zonat veriore e verilindore duke gjeneruar shira të dobët.

Orët e pasdites duke përfshirë edhe mbrëmjen, pjesa më e madhe e territorit të vendit do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokale. Më të theksuar shirat paraqiten në zonat veriore e qendrore. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites dhe deri e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezent për vendet e rajonit duke ndikuar mot me vranësira dhe shira të dobët e lokale por nuk do të mungojnë gjithashtu kthjellimet e herë pas hershme.

Vendet Perëndimore si edhe gadishulli i Ballkanit do të gjenden në ndikimin e një qendre me presion të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Po ashtu me vranësira dhe shira do të vijojë moti për vendet Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë nën domininim e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezent. /b.l/noa.al/