Transmetuar më 15-04-2017, 10:50

Administrata Trump ka vendosur të mos bëjë publike shkrimet e vizitorëve në faqen e Shtëpisë së Bardhë. Zyra e tij ka konfirmuar që do të largohet nga një praktikë që është themeluar në bazë të ish- presidentit Barack Obama.

Në një deklaratë për shtyp ditën e premte Shtëpia e Bardhë deklaroi se “rreziqet e mëdha të sigurisë kombëtare dhe shqetësimet e qindra dhe mijëra vizitorëve në vit për shkeljen e privatësisë”, është një nga arsyet kryesore e mbajtjes së të dhënave sekret.

Avokatët e transparencës e kishin vlerësuar vendimin e Obamës për mbajtjen publike të të dhënave edhe pse ai argumentoi se një gjë e tillë nuk ishte kërkuar me ligj, por ishte diçka vullnetare.

Si rezultat i kësaj, ekipi i Obamës emrat e redaktuar nga lista e vizitorëve i ka bërë të njohura për publikun, përfshirë këtu edhe emrat e famshëm dhe donatorë që kishin lidhje me Shtëpinë e Bardhë.

Njoftimi se shkrimet do të mbeten sekret tërhoqi shpejt kritika nga grupet mbikëqyrëse. “Zyrtarët e zgjedhur që punojnë për njerëzit meritojnë të shikojnë biznesin e qeverisë të kryer me transparencë të plotë”, tha në një komunikatë Faiz Shakir, drejtori politik i Bashkimit të Lirive Civile Amerikane.

“I vetmi përfundim i arsyeshëm është që të besojmë se administrata Trump, ka shumë gjëra, të cilat po përpiqet t’i fshehë”. Gjatë administratës së Obamës, grupet monitoruese konservatore, paditën shërbimin sekret, i cili mban të dhënat në një përpjekje për të bërë kopje të paredaktuara në dispozicion të publikut.

Pasi Donald Trump mori detyrën si President i SHBA-së , një grup monitorues liberal, ka marrë përsipër betejën për të  paraqitur të hënën një padi duke kërkuar në këtë mënyrë të dhënat e vizitorëve. /noa.al/