Transmetuar më 15-04-2017, 08:11

Federata Tuniziane e Futbollit ka përjashtuar përjetësisht nga futbolli presidentin e Club Sportif Sfaxien, Moncef Khemakhem me motivacionin "sjellje e rrezikshme dhe antisportive, ofendim ndaj zyrtarit në detyrë dhe dhunim të personalitetit dhe veprimeve të pahijshme seksuale deri në veprën ngacmim seksual.

Presidenti i skuadrës së futbollit kishte pickuar në faqe njërin prej dy asistentëve të gjyqtarit gjatë ndeshjes së fituar me rezultatin 3-2 ndaj Etolile du Sahel. Për Khemakhem, që ka pranuar se ka kryer gjeste të pahijshme për të vënë nën presion arbitrin, është vendosur edhe një gjobë që kap shifrën e rreth 12 mijë euro.

Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullojnë tashmë foto të ngjarjes, madje në kanalin "Youtube" qarkullon edhe video ku shihet presidenti i klubit që i afrohet arbitrit, duke e përkëdhelur nga veshët, përpara se ta puthë në faqe.