Transmetuar më 14-04-2017, 20:05

Tani është pothuajse 2 vjeç dhe shanset e tij për të mbijetuar janë rritur më shumë. Ky është rasti i vogëlushit Michael Vallelonga i cili kur lindi, lëkura e tij ishte shumë e hollë dhe e tejdukshme.

Organet e vogëlushit u formuan pjesërisht jashtë barkut të nënës dhe në kujdesin intensiv të mjekëve.

“Në rastin e tij mjekët nuk kanë pasur një recetë të qartë se si duhej të veprohej. Ata duhet të shkonin tek çdo mjek ekspert, për tu këshilluar.

Michael ka nevojë të marrë oksigjen në mënyrë artificiale dhe ushqim nëpërmjet tubave, prej më shumë se 1 viti ka qëndruar në spital. Ai për pak sa nuk vdiq dhe mori infeksion e pneunomi në të njëjtën kohë”, tha babai i Michael. 

Vogëlushi Michael Vallelonga ka kaluar 4 muajt e parë të jetës së tij në inkubator sepse ka lindur përpara kohe në një spital në Adelaide të Australisë. Foshnja ka lindur 25 javësh, me peshë 610 gram dhe jo më i madh se sa një gjoks pule. /b.l/noa.al/