Transmetuar më 14-04-2017, 19:33

Vetëm 31 sekonda iu deshën hajdutëve për të kryer një grabitje në një dyqan armësh, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këto pamje të cilat mund t’i shihni në videon e postuar më poshtë të kapura nga kamerat e sigurisë tregohet mënyra sesi ata ja dolën të kryenin vjedhjen.

Fillimisht një kamionçinë futet me shpejtësi, duke thyer pjesën e përparme të dyqanit. Më pas tre persona të maskuar e me leva thyejnë xhamat ku ndodhen armët e municionet dhe i fusin në thasë.

Ndërkohë automjeti gjithashtu i vjedhur ka dalë jashtë dhe pret grabitësit në hyrje. Gjithçka ndodh në 31 sekonda.

Katër hajdutët janë në arrati dhe nuk dihet se sa armë ata kanë marrë. Pas grabitjes rreth 1 kilometër e gjysmë larg ata braktisin mjetin me armë dhe i vënë flakën. /b.l/noa.al/