Transmetuar më 14-04-2017, 19:20

Një vajzë e vogël ka mbetur e tmerruar pas përballjes së saj me një gjarpër në frigoriferin e shtëpisë. Vogëlushja ka pësuar shokun e jetës së saj kur hapi frigoriferin për të marrë qumësht dhe u gjend përball një gjarpri kobra.

Krijesa e frikshme zvarranike kishte mbështjellë veten rreth tenxheres me qumësht. Prindërit e vajzës filluan të filmojnë momentin e tmerrshëm, madje ftuan dhe fqinjët për ta parë gjarprin. Incidenti ndodhi në qytezën Sircilla të Indisë.

Pas disa orë, një ekspert u thirr për të larguar gjarprin nga shtëpia dhe për të shpëtuar banorët e shtëpisë nga frika që i kishte kapluar. Video tregon një njeri që përpiqet të tërheqë zvarranikun i cili nguron të dalë nga frigoriferi. Ai më në fund ka arritur ta kapë gjarprin dhe ta fusë atë brenda një qese. /b.l/noa.al/