Transmetuar më 14-04-2017, 18:27

Makina është një mjet i domosdoshëm pune. Në varësi të mundësive ekonomike, secili ka një automjet në bazë të kapacitetit për ta përballuar financiarisht. Ndodh shpesh që të “ankohemi” se makina harxhon shumë karburant.

Por, ka disa teknika, zbatimi i të cilave do të përkthehej me kursim të karburantit. Ekspertë të mekanikës sugjerojnë disa këshilla:

– Shmangni startin kur makina është e ftohtë. Pra, në momentin që ndizni automjetit, lereni disa minuta në gjendje të lirë derisa motorri i saj të nxehet.

– Ndryshoni shpejtësinë në mënyrën e duhur.

– Mbani shpejtësi të qëndrueshme – si në qytet dhe në autostradë. Në këtë mënyrë ju mund të kurseni 40 për qind të karburantit.

– Rregullisht kontrolloni presionin e ajrit në goma, sepse presioni i keq i ajrit shkakton rezistencë dhe konsum më të lartë të karburantit.

Provoni t’i zbatoni këto këshilla dhe në fund bëni një bilanc të karburantit të harxhuar. /k.k/noa.al/