Transmetuar më 14-04-2017, 17:41
Publicitet

“Tani jam e tmerruar. Kam veç një mbulesë këmbësh te dushi, ku më parë shtrihej vogëlushi im perfekt në pritje të mamit”, shkruan nëna e djalit 4-vjeçar që humbi betejën me kancerin.

Kanë kaluar 2 muaj që kur Ruth Scully përjetoi tmerrin më të madh që mund të kalojë një prind. Më 4 shkurt, djali i saj Nolan humbi betejën me kancerin. Në kujtim të të birit, ajo shpërndau foton për të dhënë mesazhin e luftimit të kësaj sëmundjeje të rëndë.

Ajo shpjegoi se përgjatë luftës së tij 4-vjeçare Nolan refuzoi ta braktisë nënën e tij, madje edhe kur ajo ishte duke bërë dush, ai e priste pranë xhamit të derës i shtrirë, ashtu si duket edhe në foto, pasi kishte frikë të linte nënën e tij vetëm.

Fotoja është shpërndarë 620.000 herë në Facebook që nga postimi më 4 prill. “Gjithkush që është prind i ka parë fëmijët e vet të shtrihen në tokë të paktën një herë. Prandaj mendoj se kjo foto bëri për vete kaq shumë njerëz”,- ka thënë Skully.

147.000 njerëz shkruan në komente se fëmijët e tyre luftuan apo po luftojnë me të njëjtën sëmundje si Nolan. Fotoja ka bërë xhiron e botës dhe ka prekur mbarë opinionin publik. /bl/noa.al/

Loading...