Transmetuar më 14-04-2017, 17:23

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 15 prill 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Pavarësisht gjithë rrethanave e shtuna do jetë mjaft pozitive në shumë drejtime. Saturni do të ketë ndikim pozitiv dhe do ju ndihmojë që t’i vini gjërat në vijë. Disa prej jush mund të inkurajohen nga evente të ndryshme dhe stimujt e rinj që do paraqiten do i’u përmirësojnë humorin. Financat do jenë si zakonisht. Shëndeti i mirë, nuk do keni shqetësime.

Demi

Në familje, ashtu si dhe në punë do të keni mundësi të shumta, për të mos thënë fat, për të zgjidhur probleme të ndryshme. Nisni që të merrni masa për situatat e dala jashtë kontrollit, duke i dhënë prioritet gjërave me më shumë rrezik. Beqarët do gjejnë një person impresionues me të cilin mund të fillojnë edhe lidhje afatgjata. Të ardhurat do vijnë duke u përmirësuar.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë të hiqni dorë nga kënaqësitë e jetës. Harmonia në çift do të jetë e luhatur, ndonëse nuk do të ketë përballje të ashpra. Beqarët do argëtohen pafund me personat që do takojnë dhe ka mundësi të ndihen gati edhe për t’i çuar gjërat më tej me ta. Buxheti do jetë i mirë.

Gaforrja

Kjo është dita perfekte për të nisur një rrugë të re në çfarëdo sektori. Marsi dhe Saturni do të kenë rol mbrojtës tek ju. Gjithë problemet që keni hasur së fundmi do të gjejnë zgjidhje. Mundohuni të shfrytëzoni mundësitë dhe të merrni më të mirën prej tyre. Buxheti më në fund do ekuilibrohet dhe do jeni shumë herë më të qetë. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin.

Luani

Kjo është shenja më e favorizuar e ditës. Urani dhe Marsi do ju japin mbështetje maksimale në çdo drejtim. Me yjet në favorin tuaj, vështirë se do gaboni. Nën ndikimin pozitiv të një planeti “luftëtar” siç është Marsi, nuk do ju shpëtojë asgjë. Priten lajme dhe mundësi fantastike. Edhe në punë do keni ide të qarta për çfarë synoni.

Virgjëresha

Nuk do jetë një nga ditët tuaja më të mira, kështu që pranojeni idenë. Nën ndikimin negativ të Marsit do të hasni jo pak vështirësi. Bëni mirë të bindni veten se çdo situatë është kalimtare dhe se do i’a dilni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, nuk do keni arsye për tu shqetësuar. Kujdes duhet të tregoni në ambientin e punës.

Peshorja

Dita e shtunë paraqitet mjaft e mirë. Nuk do keni aspak vështirësi për të nxjerrë në pah prioritetet tuaja. Veç bëni kujdes ndaj të papriturave, të cilat mund t’iu prishin humorin. Partneri/ja mund të ndihet në siklet nga mënyra juaj e të vepruarit. Beqarët nuk duhet kurrsesi të tregohen të pakujdesshëm me premtimet që do bëjnë. Në planin financiar do jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

E shtuna do të nisë në mënyrën më entuziaste të mundshme. Nën ndikimin e Hënës, në fushën e ndjenjave do të keni mbështetje maksimale. Këshillohet që të mos neglizhoni një takim të këndshëm që e keni lënë pas dore prej kohësh. Me partnerin/en do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur. Financat do jenë të mira.

Shigjetari

Dita do të nisë disi me ritme të ngadalta, ku e shtuna nuk do të jetë në ritmet e duhura. Venusi, Urani dhe Marsi do të ndikojnë negativisht në shenjën tuaj. Këshillohet që të bëni më shumë kujdes ndaj ndjenjave, pasi rrezikoni të gaboni, sidomos ju që jeni në një marrëdhënie. Me financat mund të bëni disa gabime të pafalshme për të cilat do vuani pasojat.

Bricjapi

Dita do të jetë mjaft e mirë dhe pa angazhime të shumta. Në dashuri, mundohuni të befasoni partnerin/en. Kryefjalë e ditës është “ndryshimi”. Dikush mund të flasë keq për ju ndaj bëni mirë të jeni të përgatitur dhe t’ia ktheni siç e meriton. Për financat duhet të jeni shumë të kujdesshëm për shmangur problemet.

Ujori

Në këtë të shtunë yjet ju buzëqeshin. Ndikimi pozitiv i Diellit, Saturnit dhe Neptunit do ua bëjë rrugën të bardhë. Për shkak të pozitivitetit të ditës këshillohet të vini në vijë gjërat që keni zvarritur, Kjo vlen si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Financat do jenë në ditën et tyre më të mirë, prandaj mund të bëni edhe shpenzime.

Peshqit

Nën ndikimin pozitiv të yjeve, në sajë të ndikimi të favorshëm të Hënës dhe Plutonit do arrini të bindeni dhe të jeni bindës lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ndjenjat dhe dëshirat. Do të merrni propozime të mira, sidomos në fushën profesionale. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Shëndeti pak delikat./b.l/noa.al./