Transmetuar më 14-04-2017, 13:03

Konferenca e plotë për shtyp e KM Rama

Rexhep Tajjip Erdogan është duke ndërmarrë masat dhe goditjet më të ashpra në dekadat e fundit. Perëndimi assesi nuk duhet të braktisë Turqinë

Nga “The Economist”

Turqia është një vend i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se është një shtet i madh me një popullsi të madhe, por për shekuj me radhë ka qenë një faktor i rëndësishëm me ndikim të konsiderueshëm në balancat gjeopolitike që i japin formë botës. Për shekuj me radhë ishte qendra e një perandorie të madhe. Ndërsa sot, si një vend që kufizohet me Sirinë, i duhet të përballet dhe me dhunën që po përhapet përtej kufijve të Sirisë të shkatërruar nga lufta civile; dhe një provë nëse demokracia mund të pajtohet me Islamin politik; dhe i është dashur të lundrojë ndërmjet liberalizmit perëndimor dhe nacionalizmit autoritar të mishëruar nga Rusia. Në vitet e fundit nën drejtimin e Rexhep Tajjip Erdogan, Turqia ka bërë hapa prapa në këtë drejtim. Dhe këtë javë do të vendoset për rrugën që ajo do të ndjekë në të ardhmen.

Më 16 prill turqit do të shkojnë në referendum dhe do të zgjedhin nëse do të braktisin sistemin e tyre parlamentar, për një presidencë ekzekutive. Ka shumë mundësi që turqit të t’i thonë “PO”, dhe kjo është mëse e mundshme në kushtet e tanishme. Megjithatë, duhet theksuar se nuk ka asgjë të keqe në një presidencë të fortë, por Kushtetuta e re e Turqisë shkon shumë larg. Vendi do të përfundojë nën udhëheqjen e një sulltani të ri të shekullit të 21-të dhe një parlament me më pak kompetenca dhe kontroll mbi presidentin. Një “Po” në referendumin e 16 prillit do ta çojë Turqinë drejt diktaturës së Presidentit Erdogan, një diktaturë e zgjedhur me votën e popullit. Ndërsa, JO-ja do të nënkuptonte një kufizim të pushtetit të tij nga votuesit turq.

Një figurë autoritare

Pasi z. Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2003, ai dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) ndërmorën shumë reforma dhe shumë gjëra i bënë mirë. Të inkurajuar nga FMN-ja, ai dhe partia e tij zbutën inflacionin dhe ndërmorën një sërë reformash ekonomike dhe ekonomia u rrit ndjeshëm. Ndërkohë, të inkurajuar nga Bashkimi Europian, ai shmangu ndikimin e oficerëve dhe ushtarakë dhe burokratëve në “shtetin e thellë”, forcoi liritë civile dhe nisi bisedimet e paqes me rebelët kurdë. Ai gjithashtu mbrojti të drejtat e konservatorëve fetarë, të cilëve për dekada me radhë nuk u lejohej që të zgjidheshin apo të kishin pushtet.

Por, Turqia e sotme përballet me shumë problem. Në hijen e luftës civile në Siri, xhihadistët dhe militantë kurdë po bëjnë fushatë kundër shtetit. Verën e kaluar ushtria tentoi një grusht shteti, ndoshta të organizuar nga mbështetësit e klerikut me qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fethullah Gylen, dhjetëra mijëra përkrahës të të cilit kishin arritur të depërtonin në radhët e burokracisë, gjyqësorit dhe ushtrisë turke. Ekonomia, dikur solide, po rritet me hapa të ngadaltë dhe është rrënuar nga favorizimi i rrethit të ngushtë të miqve të tij, menaxhimi i dobët dhe kolapsi në sektorin e turizmit.

Z. Erdogan argumenton se, që për të zgjidhur problemet më të cilat përballet vendi, Turqisë i duhet një kushtetutë e re që do të gjenerojë stabilitet politik. Ai thotë se vetëm një president i fortë mund të konsolidojë shtetin dhe të luftojë armiqtë e tij të brendshëm dhe të jashtëm. Natyrisht, ai flet për veten e tij.

Kushtetuta e re mishëron “demokracinë joliberale” të nacionalistëve, si Viktor Orban i Hungarisë dhe Vladimir Putin i Rusisë, me cilët zoti Erdogan është krahasuar gjithnjë. Parë nga ky këndvështrim, fituesi i zgjedhjeve i merr të gjitha, kufizimet janë pengesa për qeveri të fortë dhe partia në pushtet ka të drejtë të shkatërrojë institucione, të tilla si gjyqësori dhe mediat.

Megjithatë, ky lloj stabiliteti është i gënjeshtërt. Demokracitë më të suksesshme janë ato që ndajnë në mënyrë të qartë pushtetet dhe qetësojnë qeveritë. Thelbi kryesor i kushtetutës amerikane është kufizimi i kompetencave të presidentit, duke mos e lejuar atë që të veprojë si një monark i gjithëpushtetshëm, duke ndërtuar kontrolle dhe balanca të pushtetit. Dhe kryeministri britanik, i cili nuk ka pengesat e një kushtetute të shkruar, duhet të japë llogari para gjykatës, shtypit dhe medias së pamëshirshme dhe të japë llogari çdo javë para parlamentit, seanca të cila transmetohen drejtpërsëdrejti.

Turqia është veçanërisht e papërshtatshme që fituesi të marrë gjithë kontrollin e qeverisë dhe pushteteve. Ajo është e ndarë nga njëra anë qytetarët laikë, fetarë dhe nacionaliste, si dhe turqit, kurdët, alevitë dhe pakicat e grekëve, armenëve dhe hebrenjve. Nëse shumica fetare-konservatore përpiqet që të kontrollojë të tjerët, siç dhe ka ndodhur në të shkuarën, Turqia kurrë nuk do të jetë një vend me stabilitet të qëndrueshëm.

Por, argumenti më i rëndësishëm kundër politikës së shumicës është vetë zoti Erdogan. Që pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit, ai ka qeverisur në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme që tregon se sa mizorisht mund të abuzohet me pushtetin.

Shteti duhet të mbrojë qytetarët e tij, sidomos ndaj dhunës politike. Por, zoti Erdogan ka shkuar përtej asaj që mund të konsiderohet e arsyeshme. Rreth 50 mijë persona janë arrestuar dhe 100 mijë të tjerë janë shkarkuar nga puna. Vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre ishin të përfshirë në tentativën e grushtit të shtetit. Këdo që z. Erdogan e shikonte kërcënim të mundshëm për pushtetin e tij: përfshirë njerëzit e zakonshëm që kishin studiuar në shkollat e gylenistëve ose që kishin llogari bankare në një bankë të gylenistëve; akademikët, gazetarët dhe politikanë që tregonin ndonjë simpati për kauzën kurde; të gjithë, përfshirë edhe fëmijët, të cilët tallnin presidentin në mediat sociale. Sido që të jetë rezultati i referendumit të16 prillit, Erdogan do të jetë në pushtet, dhe do të ketë liri për t’u përdorur, – dhe për të abuzuar- me pushtetin që i jep gjendja e jashtëzakonshme.

Gjatë fushatës ai akuzoi gjermanët dhe holandezët për “sjellje naziste”, kur këto të fundit nuk lejuan ministrat e tij të organizonin mitingje me emigrantët turq që jetojnë në këto vende. Shumë zëra në Bashkimin Europian kërkojnë pezullimin e bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE, të cilat në çdo rrethane duket se janë pranë pikës zero. Dhe shumë shpejt, bisedimet mund të kthehet dhe në sanksione. Disa në Perëndim do t’i referohen përvojës së Turqisë dhe do të pretendojnë se Islami dhe demokracia nuk mund të bashkëjetojnë. Por, të heqësh dorë nga kjo ide, do të thotë të te heqësh dorë nga vetë Turqia.

Në këtë rast nuk është faji i islamit politik – shumë prej anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe votuesit janë të shqetësuar me kushtetutën e re. Problemi qëndron tek z. Erdogan dhe rrethit të tij i ngushtë. Nëse shihet si një fetar, do të ishte më e drejtë të shihej si një autoritar i modelit të vjetër se sa si një islamik i reformuar. Ky dallim është shumë i rëndësishëm për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, apo partitë islamike të ngjashme me të, dhe për të ardhmen e demokracisë së Turqisë. Erdogani, megjithatë, një ditë do të largohet nga skena politike, duke marrë me vete dhe instinktet e tij autoritare.

Duhet mbajtur afër

Prandaj bota e jashtme nuk duhet të heqë dorë në Turqia, por duhet të tregohet e durueshme me të. Pjesërisht, kjo është në interesin e saj. Si një anëtare e NATO-s dhe një fuqi rajonale, Turqia është shumë e rëndësishme për t’u lënë në mëshirë të fatit. Ajo do të luajë një rol jetik në çdo paqe të arritur në Siri. Nuk ka asnjë kuptim që ajo të shtyhet në krahun e Rusisë. Turqia ka qenë gjithashtu dhe një rrugëkalimi për refugjatët drejt BE-së, dhe ka patur një rol shumë të rëndësishëm në kontrollimin e fluksit të tyre. Situata me refugjatët ka të bëjë me fluksin e tyre: BE-ja do të duhet të vazhdojë të diskutojë me Turqi rreth mënyrave se si të përballen me paqëndrueshmërinë aktuale.

Angazhimi është gjithashtu dhe në interesin e Turqisë. BE-ja është partneri i saj më i madh tregtar. Kontaktet e vazhdueshme me diasporën turke në perëndim, të cilët ka të ngjarë të jetë opozita më e fuqishëm zotit Erdogan. Të qeniit anëtarë të NATO-s mund të moderojë brezin e ardhshëm të oficerëve në forcat e saj të armatosura. Edhe pse Turqia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian për shumë vite, nëse kjo mund të ndodhë, një BE e dobët, me disa anëtarë ose vende anëtare, një ditë mund të gjejë vend dhe për të.

Turqia do të jetë e rëndësishme dhe pas referendumit të 16 prillit. Nëse zoti Erdogan humbet, Turqia do të jetë një aleate e vështirë me një të ardhme të pasigurtë. Por, nëse ai fiton, ai do të qeverisë si një diktator i zgjedhur.