Transmetuar më 13-04-2017, 21:15

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi shkëputet përfundimisht nga skuadra e Milanit dhe këtë ai e ka konfirmuar nëpërmjet një letre lamtumire.

Pasi ka konfirmuar shitjen e klubit kuqezi, me të cilin ka fituar shumë trofe, te një grup kinez, ka dhënë edhe lamutimirën e tij nëpërmjet një letre që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Letra e lamtumirës së Silvio Berlusconit:

“Pas më shumë se 30 vitesh, largohem sot nga posti si President i Milanit. E bëj këtë me dhimbje dhe emocion, por me vetëdije të plotë që për të konkurruar në në nivele të larta të futbollit modern, një familje e vetme nuk mund t’ia dalë.

Nuk do të harroj kurrë emocionet që Milani ka arritur të na japë të gjithë ne. Nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë gjithë ata persona që kam pasur privilegjin të bashkëpunoj në shumë fitore.

Para së gjithash, natyrisht, janë trajnerët e mëdhenj dhe kampionë të mëdhenj që m punën e tyre bënë të mundur të mbeten përgjithmonë në historinë e futbollit.

Është e pamundur t’i përmend të gjithë një për një por u dërgoj të gjithë një përqafim të përbashkët.

I njëjti përqafim shkon për të gjithë ata që kanë qenë edhe në rolet drejtuese, rolet teknike apo administrative që e kanë bërë Milanin jo vetëm një skuadër, por një klub model në botën e futbollit.

Falenderimi më i lartë që vjen nga thellësia e zemrës, shkon për tifozët, për të gjithë ata të pasionuar që kanë shkelur në stadiumet e mbarë botës për të bërtitur “Forca Milan”. Pa ta Milani ynë fitues, nuk do të kishte ekzistuar.

Shpresoj që drejtuesit e rinj të arrijnë objektiva edhe më të jashtëzakonshme se sa ato që ne kemi arritur

Edhe një herë, faleminderit të gjithë, Silvio Berlusconi”./a.k/noa.al/