Transmetuar më 13-04-2017, 17:58

Pagjumësia mund të prekë çdo moshë, dhe ajo është një ndër shkaqet kryesore të problemeve të tjera shëndetësore.

Ashtu siç janë të shumta raste të tilla, të shumta kanë qenë edhe studimet për të përmirësuar këtë problem te njerëzit.

Kohët e fundit, një studim japonez, i drejtuar nga Sung EJ dhe Tochihara J, sugjeron se bërja e një dushi të nxehtë gjysmë ore para se të shtrihemi për të fjetur, përshpejton procesin e gjumit dhe përmirëson gjithashtu cilësinë e tij.

Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit eksperimentuan me tre grupe, ku grupi i parë para se të shtrihej për të fjetur kishte bërë dush të ngrohtë, grupi i dytë kishte futur këmbët në ujë të ngrohtë, ndërsa grupi i tretë nuk kishte bërë asnjë lloj trajtimi me ujë.

Studimi u publikua në revistën shkencore “Journal of Physiological Anthropology and Applied Human Science”.

Nga krahasimi i rezultateve u vu re se personat që kishin bërë dush të ngrohtë para gjumit, flinin më lehtësisht dhe cilësia e gjumit të tyre ishte më e mirë. /noa.al/