Transmetuar më 13-04-2017, 16:51

Tiranë, 13 Prill 2017 NOA.al - Një interesim i jashtëzakonshëm i shikuesve në Shqipëri për të ndjekur filmin ë të fundit hollivudian, “Fast& Furious 8”, duke detyruar rrjetin e kinemave Cineplexx në TEG që të vendosë ta transmetojë nga sot dhe për çdo ditë gjatë muajit prill, deri në 22 herë në të shtatë sallat e saj.

Premierë botërore, “Fast & Furious 8” vjen për shikuesit shqiptarë edhe më herët se shumë rrjete kinemash nëpër botë dhe interesimi i njerëzve që në ditët e para ishte për t’u shënuar.

Për më tepër, sikurse shihet nga prenotimet në faqen zyrtare të Cineplexx Albania për ditët në vazhdim, biletat për një pjesë të mirë të orareve janë të shitura.

Saga e njohur hollivudiane që në të paktën 6 filmat e parë kishte veç Vin Diesel edhe aktorin e ndjerë Paul Walker, në këtë “Fast& Furious 8” vjen me emra të tjerë të famshëm të Hollivudit.

Në “Fast & Furious 8” mund të shijoni lojën fantastike edhe të Charlize Theron, Dëayne Johnson Jason Statham, Michelle Rodriguez.

Një film aksion për të mos u humbur ky prodhim amerikan i vitit 2017, që, siç shihet edhe në trajnerin që noa.al ju sjell më poshtë, ka një realizim të shkëlqyer dhe përdorim për herë të parë të disa risive në teknologjinë e prodhimit të filmave hollivudianë.

Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më parë. E për më tepër, mund t’i drejtoheni rrjetit të kinemave Cineplexx pranë qendrës tregtare TEG për të shijuar gati dy orë e gjysmë këtë superfilm aksion të regjisorit F. Gary Gray.

Për të rezervuar biletën tuaj nxitoni të klikoni këtu. Për shkak të kërkesave, shitja e biletave ka nisur rreth tre javë më parë dhe pritet që sot, në ditën e premierës, filmi të ndiqet nga rreth 2 200 spektatorë, një numër ky, që jo vetëm tejkalon pritshmëritë, por do të thyejë edhe rekordin e vendosur dy muaj më parë nga “Fifty Shades Darker”, i cili vetëm në natën e premierës u ndoq nga 1 800 spektatorë. /noa.al/