Transmetuar më 13-04-2017, 16:38

Ky është horoskopi për ditën e premte 14 prill 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Gjate kësaj të premteje do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Të gjithë do i marrin parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatojnë këshillat tuaja. Jeta në çift ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin/en. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të guxoni të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë do jeni ambicioz dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide.

Demi

Kjo ditë  ka për të qenë shumë e mirë për të gjithë. Gjithçka do sqarohet edhe me të afërmit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit/es dhe do e mbani më pranë vetes atë. Beqarët do jenë të palogjikshëm dhe ka rrezik të hedhin hapa të gabuara. Në punë do filloni projekte afatgjata dhe falë disa strategjive që do përdorni keni për të arritur më shpejt atje ku keni dashur.

Binjakët

Optimizmi, karizma dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjatëp gjithë kësaj dite në jetën tuaj. Do gjeni kohën e nevojshme për të kaluar me të afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Ju që jeni vetëm më në fund do takoni një person interesant me të cilin do ndjeheni mirë. Financat mund të jenë problematike. Në punë do merreni vesh me kolegët tuaj dhe kjo do ju ofrojë qetësi në projektin e nisur.

Gaforrja

Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë disi konfuze ku nuk do dinë çfarë të bëjnë. Duhet gjithmonë të tregoheni të kujdesshëm me partnerin/en dhe nuk duhet ta lini shumë pas dore atë. Për çdo problem, flisni sa me hapur me të. Shëndeti do jetë disi delikat dhe do ndjeni disa shqetësime. Financat do përmirësohen. Në punë do jeni gjithmonë të logjikshëm.

Luani

Kohën më të madhe gjatë kësaj dite do ja dedikoni familjarëve tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë të madhe që t’iu gjendeni pranë herë pas here. Për çiftet ka për të qenë një ditë e mirë. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata kanë ëndërruar. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do bëni të pamundurën që të shmangni gjatë gjithë kohës konfliktet dhe debatet. Qetësia për ju do të jetë si ajri dhe vetëm ajo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse jeni në një lidhje, do merreni me riorganizimin e gjendjes në të cilën ndodheni dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Buxhetin do dini si ta menaxhoni. Jeta profesionale do ketë turbullira, por në fund do ja dilni.

Peshorja

Jeta në çift do jetë disi e ndërlikuar gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah dhe të mos e lini asnjë moment pas dore. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni me lodhjen. Financat do jenë të mira. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera.

Akrepi

Klima yjore do jetë e mirë për ju të lindurit e kësaj shenje. Nëse jeni në një lidhje do e vlerësoni edhe me tepër partnerin/en tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Gjendja shëndetësore do jetë goxha e mirë. Nuk do ndieni më as dhimbjet e shpinës. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Në punë çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur.

Shigjetari

Gjatë kësaj të premte do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar mirë. Do merren edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ata që janë në një lidhje do bëjnë të pamundurën që të qëndrojnë sa me pranë atij që dashurojnë. Financat do jenë të qëndrueshme edhe pse jo në gjendjen që keni ëndërruar. Në punë do ju ndihmojnë disa kolegë dhe do arrini majat.

Bricjapi

Do i kaloni pa shumë mundim sfidat dhe vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj të premte. Ata që janë në një lidhje do ndihen më të qetë. Duke reflektuar gjithmonë me shumë kujdes para se të hidhni hapa do e mbani gjithë kohës klimën të qetë. Shëndeti në disa momente mund të jetë delikat. Shpenzimet duhet t’i kryeni gjithmonë me llogari.

Ujori

Për çiftet gjërat do përmirësohen më shpejt nga sa ata mund ta kishin menduar. Partneri/ja do hedh pas krahëve çdo gjë do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Për beqarët, nuk do jetë një ditë e favorshme për takime, kështu qe ju duhet ende të bëjnë durim. Shëndeti ka për të qenë shumë i mirë. Financat do përkeqësohen, kujdes.

Peshqit

Nëse nuk doni të keni probleme, nuk duhet kurrsesi të tregoheni të pamatur dhe të nxituar. Ata që janë në një lidhje mirë është të shtojnë dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruajnë gjithë kohës harmoninë. Beqarët do jenë shumë më pozitivë dhe kur ata nuk do e presin mund të ndodhin gjëra të bukura. Shëndetin do arrini ta mbani gjithë kohës nën kujdes. /b.l/noa.al/