Transmetuar më 13-04-2017, 12:06

Një mësuese myslimane në Sidnej ka shokuar me deklaratën e saj se burrave të besimit islam u lejohet që të qëllojnë gratë e tyre.

Burrave myslimanë u lejohet të godasin gratë e tyre nëse ato janë të pabindura dhe dhuna në familje është "bekim", sipas femrave të degës radikale të një grupi islamik në AQustrali, Hizb ut- Tahrir.

Mësuesja e fillores së një shkolle në Sidnej, Reem Allouche, gjatë një takimi me femrat të regjistruar në video, thotë se rrahja e gruas është një “akt simbolik” dhe shton se në rrahje lejohet edhe përdorimi i shkopinjve të vegjël.

Në një moment ajo tregon edhe se si duhet përdorur shkopi, duke goditur me shaka pjesëtaren tjetër të panelit. Mësuesja thotë se gratë duhet të rrihen vetëm nëse janë kapur në mëkat.

“Daily Mail” shkruan se fill pas deklaratës së saj ka reaguar Ministria e Grave në Australi e cila kritikoi mësuesen suke shtuar se ky qëndrim është i papranueshëm në një vend demokratik si Australia. /b.l/noa.al/