Transmetuar më 13-04-2017, 09:07

Policia kineze në provincën e Shandong është në kërkim të një këngëtareje rruge me aftësi të kufizuara pas publikimit të një video online ku shihet një vajzë e cila mendohet se është e zhdukur para 15 vitesh.

Videoja u xhirua në qendër të Zunyi, në provincën e Guizhou. Vajza shihet duke kënduar e ulur në gjunjë ndërsa mban një mikrofon, ndërsa shihet se i mungojnë duart.

Nëna e saj bën apel për gjetjen e saj, pasi mendon se është vajza e cila është zhdukur para 15 vitesh, shkruan noa.al.

Muo ishte zhdukur pasi ishte grindur me familjen. Nëna e saj deklaron se gruaja në video është shumë e ngjashme me të bijën, ndërsa thotë se vajza i kishte duart në momentin e zhdukjes dhe ishte 1 metër e 65 centimetra e gjatë. Policia po kërkon për të gjetur të renë, por deri tani pa rezultat./a.y/noa.al