Transmetuar më 13-04-2017, 08:43

Telefonon një taksi për të shkuar në shtëpi, por ndodh e papritura. Brittany Carter, një 23- vjeçare amerikane nga ​Findlay, në shtetin e Ohio, u arrestua nga policia nën akuzën e abuzimit seksual ndaj një taksisti.

Vajza mësohet se hyri në taksi me një bashkëpunëtorin e saj, ku nën kërcënimin e thikës, 23- vjeçarja abuzoi seksualisht me të.

Taksisti 29- vjeçar denoncoi vajzën dhe mikun e saj, 20- vjeçarin Cory Jackson, duke thënë se e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, shkruan noa.al. Më tej ai tha se i kishin marrë edhe 32 dollarë që kishte me vete.

Brittany dhe miku i saj u identifikuan në sajë të pamjeve të kamerave të sigurisë së ambienteve ku ndodhi ngjarja në ditët e para të prillit. 23- vjeçarja e cila rezulton me precedentë penalë për drogë u arrestua, ndërkohë që bashkëpunëtori i saj u shpall në kërkim. /a.y/noa.al