Transmetuar më 12-04-2017, 23:06

Futbollisti portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shkruan emrin në historinë e futbollit, duke shënuar 100 gola në garat evropiane.

Me dy golat e mbrëmjes së sotme që Cristiano Ronaldo shënoi ndaj Bayern Munich, portugezi bëhet futbollisti i parë që shënon 100 gola në garat evropiane.

Prapa Ronaldos vjen argjientinasi Leonel Messi, me 97 gola.

Pas kësaj arritjeje madhështore nga portugezi, UEFA nuk ka harruar ta urojë yllin e futbollit botëror.

“100 gola me klubet në garat e UEFA-s nga Cristiano Ronaldo”, shkruan faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.