Transmetuar më 12-04-2017, 22:46

Skuadra e Real Madridid ka bërë një mbrëmje magjike në takimin çerekfinale kundër Bayern Mynich, duke e mposhtur me rezultatin 2-1 në Gjermani.

Në këtë mënyrë madrilenët kanë hedhur një hap të madh para takimit të dytë, që do të luhet pas një jave në “Santiago Bernabeu”.

Ka qenë Bayern Mynich ai që ka kaluar i pari në avantazh me antë të Arturo Vidal, por Cristiano Ronaldo ka përmbysur gjithçka duke shënuar dy gola.

Në takimin tjetër çerekfinale, Atletico e Madridit mundi Leicesterin me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Griezman nga pika e bardhë e 11-metërshit.