Transmetuar më 12-04-2017, 12:23

Maersk Line, linja më e madhe e anijeve të kontenierëve në botë është e pranishme me shërbimet e saj në Shqipëri. Përfaqësuesit e kësaj firme shprehen shumë të kënaqur për fillimin e shërbimeve javore në Portin e Durrësit.        

Maersk do të përfaqësohet në Shqipëri nga Stella Mare, një sipërmarrje e përbashkët nga Milpsed dhe Balfin Group, duke vijuar bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e logjistikës dhe transportit. Stella Mare do të fokusohet në ofrimin e shërbimeve për konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të vazhdojë zgjerimin e pranisë së Maersk në rajon.  

Maersk do të ofrojë shërbimin më të shpejtë në Shqipëri për kontenierët frigoriferike nga Amerika e Jugut, dhe shërbim të përkushtuar nga të gjitha portet e Azisë dhe Evropës për në Shqipëri. "Rëndësia e hyrjes së Maersk në Durrës dhe në Shqipëri është një arritje shumë e madhe dhe kjo do të ndihmojë shumë që Porti i Durrësit të bëhet një pikë qendrore rajonale shërbimesh për Shqipërinë dhe Evropën Juglindore", thotë drejtori i Stella Mare.

Duke e bërë Durrësin portin e fundit në Adriatik, Maersk zgjerojnë hartën e tyre të ofrimit të shërbimeve dhe prezantimit të mundësive më të mira për importuesit dhe eksportuesit e rajonit. "Ne besojmë se Porti i Durrësit është një qendër logjistike në rritje për rajonin, dhe është e rëndësishme që Maersk është pjesë e saj, siç tregohet nga ndryshimet e fundit në legjislacionin përkatës për të lejuar Kosovën që të ketë autorizim të drejtpërdrejtë doganor nga Porti i Durrësit duke rritur potencialin e Durrësit si një port rajonal”- pohon Drejtori Menaxhues Rrajonal për Maersk.

Samir Mane, President dhe pronar i Grupit Balfin, shpreh kënaqësinë e tij që Balfin është duke ndihmuar Portin e Durrësit të bëhet një port i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Milsped është një lider rajonal në logjistikë me operim në të gjithë Evropën.

Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.           

Maersk është kompania më e madhe në botë për transportin detar. Kjo kompani ka punësuar mbi 88.000 punonjës në mbi 130 vende. Fitimi i Maersk për vitin 2015 është rreth një miliard dollarë.